23-04-2011 / Gazeta 55

E përditshmja italiane “Il sole 24 ore”, i dedikon një artikull të ardhmes së turizimit në vendin tonë. “Shqipëria e ardhmja e luksit turistik”- është titulli i të përditshmes së vendit fqinj, dedikuar projekteve të ardhshme në bregdetin Adriatik. “Ishujt dhe fshatrat e vjetër do të kthehen në destinacionin e pushuesve milionerë, thuhet në shkrim. Investitorë rusë dhe britanikë, do të ndërtojnë në Durrës një rezort të madh turistik”- thuhet në artikullin e botuar sot. Gazeta shkruan se investimet luksoze në Shqipëri janë me të vërtetë të menduara mirë dhe e ardhmja e turizmit për të pasurit do të përfshihet edhe në projekte të tjera të mëdha.

...