Një shkop bejsbolli kundër një eksperti të arteve marciale nuk është ide e mirë.


Një video tregon dy makina të ndaluara në semafor, ndërsa nga makina e parë del një person shumë i acaruar, hap bagazhin dhe nxjerr një shkop bejsbolli dhe godet makinën që ishte pas. Por mesa duket nuk i ka menduar mirë pasojat e veprimit të tij.


Pas këtij veprimi shoferi del nga makina duke shmangur shkopin dhe me një goditje e lë dhunuesin pa ndjenja në tokë. Më pas sulmon një person tjetër që i erdhi në ndihmë mikut të tij duke e lënë edhe atë në tokë.


Sipas Daily Mail drejtuesi i makinës ishte një profesionist i arteve marciale. Video është filmuar nga një makinë e tretë që ndodhej pas.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter