I plagosur nga e dashura ne fillim te ketij viti pas nje sherri banal, studenti i Universitetit te Vlores kapet si autor i dyshuar, i nje vjedhje ne qytet. Burime zyrtare thane se Klaudio Kamberaj, 21 vjec, u ndalua diten e djeshme per tentativen e bastisjes se nje lokali ne lagjen "24 Maji", ne pronesi te A. B. Kamberaj, student i vitit te dyte ne Fakultetin e Shkencave Teknike, eshte arrestuar nga grupi i gatshem, ndersa gjendej se bashku me disa te rinj te tjere, te cilet i shpetuan ndjekjes se bluve. Mbi 21-vjecarin rendon akuza e vjedhjes ne bashkepunim. Policia vijon hetimet per identifikimin e bashkepunetoreve te te riut. Kamberaj u sulmua me thike nga Ledjana Zeka, e dashura studente me 12 janar, pas nje sherri per motive te dobeta ne auditoret e Universitetit te Vlores.