Një person është plagosur dje pasdite në Pejë pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona të tjerë.


Policia bënë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kishin gjuajtur me revole në drejtim të viktimës duke i shkaktuar lëndime trupore.


Ngjarja ka ndodhur në Parkun e Qytetit në Pejë. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor përderisa nga të dyshuarit është konfiskuar arma dhe një karikator.


Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel stacioni./Indeksonline/