Ai ishte kryefjala e mediave për disa muaj, madje ndezi një konflikt të ashpër diplomati, aq sa u mendua se Arabia Saudit do të humbiste miqësinë me aleatin SHBA, pasi Trump kritikoi ashpër princin e kurorës MbS.


Por tashmë për Jamal Khashoggi ka rënë heshtja, dhe për të raporton vetëm Washington Post, që në një artikull të fundit ka zbuluar se fëmijët e gazetarit të vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, janë kuar me dhurata nga shteti.


Secili prej tyre ka përftuar shtëpi miliarda dollarëshe dhe paguhen me mijëra dollarë në muaj nga shteti saudit.


Katër fëmijët e gazetarit, dy djem dhe dy vajza sipas WP kanë marrë secili nga një shtëpi në Jeddah me vlerë deri në 4 milion dollarë secila. Ata gjithashtu paguhen me 10,000 $ në muaj, por kanë edhe benefite të tjera shtesë.


Pagesat kanë për qëllim pjesërisht të sigurojnë që fëmijët të tregojnë përmbajtje në deklaratat e tyre publike, raporton ËP.


Djemtë e gazetarit duke u takuar me mbretin dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite

Detajet janë zbuluar nga gazeta amerikane pas bisedave me zyrtarët sauditë të përfshirë në negociata me fëmijët e Khashoggi.


Shtëpitë janë të vendosura brenda një kompleksi në Jeddah, me pronën më të madhe që i është dhënë djalit të madh Salah, i cili është i vetmi fëmijë që ka jetuar gjithë jetën në Arabinë Saudite.


Tre fëmijët e tjerë vajzat Noha dhe Razan, dhe i biri Abdullah jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të shesin pronat e tyre.


Por, Arabia Saudite mohoi që pagesat jepeshin si para gjaku dhe që synonin blerjen e heshtjes së familjes, duke thënë se pagesat ishin thjesht pjesë e kulturës arabe.