Në kushtet e tronditjes psikologjike, një vajzë 19-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen ditën e djeshme. Ajo ka shkaktuar panik tek kalimtarët e zonës dhe shoferët e makinave teksa është hedhur nga mbikalimi në Golem.

mbikalimi-i-serave

Ngjarja është konfirmuar nga burimet zyrtare të policisë të cilat thanë se bëhet fjalë për shtetaseb me inicialet D.S, 19 vjeç.

"Më datë 03.09.2016, në Golem, te mbikalimi i këmbësorëve, në kushtet e tronditjes psikike, është hedhur shtetësja D.S, vjeç 19, cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.