Armando Gorezi

Dy vëllezërit, Armando dhe Alket Gorezi, 44 dhe 47 vjeç nga Tirana, të cilëve iu sekuestruan sot 9 apartamente , 2 dyqane dhe një garazh, në vlerën e 2.2 milion eurove, nuk janë të panjohur për policinë shqiptare dhe atë italiane


Armand Gorezi është arrestuar më 2015 në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë në vitin 2014, ndërsa akuzohej për një vrasje të kryer në Itali.


Më datë 14.02.2015, në rrugën e Elbasanit, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana dhe Specialisët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Tiranë.


Kapja e tij u bë pasi: Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale Vrasje., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian.


Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të Trafikimit të personave, pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.


Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian.


Shumë u fol për Gorezin gjatë kësaj kohe, teksa u tha se ai e kishte vrarë Kuçin për prishje të pazareve të drogës.


Por Apeli gjykoi se ai ishte i pafajshëm dhe se nuk gjeti prova që ta fajësonin. Kuçi e kishte rrahur Gorezin para se të vritej me armë zjarri disa ditë më vonë. Por drejtësisë italiane nuk i mjaftoi ky fakt për të bërë përgjegjës Gorezin për vrasjen.


Gazeta Shqip