Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë në portin e Durrësit, teksa tentonte të udhëtonte drejt Italisë.


E arrestuara është Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila u arrestua gjatë kësaj të diele.


Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 41-vjeçarja ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane.


Kjo pasi gruaja është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndët narkotike, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.


Kollobanit i ka mbetur për të vuajtur nga dënimi edhe vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.


19 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)