Një punonjëse e minierës së Bulqizës ka humbur jetën si pasojë e një goditje fatale nga një kamion i tonazhit të rëndë.


Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se: Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.


Mësohet se 50-vjeçarja punonte si seleksionuese e mineralit të nxjerrë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.


16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)