Jo çdo herë interneti është indikatorë i mirë në jetën e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve. Moskujdesi i duhur i prindërve ndaj fëmijëve, e sidomos mosndalimi i çasjes në internet i fëmijëve në moshë të vogël, në të shumtën e rasteve ka rezultuar negativ sa i përket edukimit të tyre.
Sensacioni i quajtur “Kallashi” që ka pushtuar shumicën e mediave në vendin tonë të cilat nuk reshtin së shkruari për të, ka nisur të ketë efektin e saj, kuptohet për të keq, raporton Indeksonline.
Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një vajzë rreth 3 vjeçare teksa vallëzon me këngën “Origjinalja” ku pjesë e videkolipit të kësaj kënge ishte e ashtuquajtura Kallashi.
Mënyra e kërcimit të kësaj vajze është komplet e ngjashme me atë të Kallashit. Për më shumë shikojeni videon që s’do koment. /Indeksonline/