Ish-ambasadori Neritan Ceka i ftuar në emisionin Arena, ka dhënë mbrëmjen e djeshme një deklaratë të fortë teksa komentonte tensionin e krijuar në politikën shqiptare pas djegies së mandateve dhe daljes së opozitës në sheshe.


Sipas ish-aleatit të Ramës dhe Bashës, OSBE është e keqja e Shqipërisë pasi ka ndërtuar një sistem zgjedhor të gabuar dhe duhet të largohet nga vendi.


Problemi jonë si qytetarë është pse do shkojmë të votojmë. Pse duhet të votojmë. Të iki Rama dhe të vijë Basha? Ku është ndryshimi? Sepse jemi mësuar me këtë që vjen njeri dhe thotë do ta bëj më mirë. Kemi një defekt në sistem dhe kjo është e qartë. Hajdari ka kap esencën. PD nuk e ngre. PD e ka me taksat, me rrogat. Doli me këtë program në zgjedhjet e kaluara dhe nuk e fitoi. Duhet të fillojmë të largojmë partitë politike nga komisionet zgjedhore. Të heqim OSBE-në nga Shqipëria. Është e keqe. Është e turpshme se si një organizatë për të ndërtuar shkon dhe ndërton sisteme të tilla, tha Ceka.