meta ruci takim duarsh


Presidenti Ilir Meta takohet sot në Presidencë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.


Pak ditë më parë, kreu i shteti i dërgoi një ftesë kreut të Kuvendit për një takim sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar lidhur me reformën në drejtësi.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:30 në Presidencë.


Çfarë tha Meta të premten:


Sipas kreut të shtetit, Presidenti mbetet i palëkundur në nevojën për bashkëpunim.


Që reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur e të rifitojë besimin e qytetarëve e kjo realizohet jo përmes interpretimeve sipas dëshirave apo interesave të secilit por respektimit të kushtetutës e ligjit nga të gjithë.


Implementimi i rekomandimeve të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Tashmë këto rekomandime janë të qarta edhe në shqip. Jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet duke nisur me Kuvendin”, tha Meta.


Meta u kujdes të sqarojë që takimi kërkohet sot e në vijim për shkak se tashmë është e përkthyer në shqip në mënyrë të certifikuar vendimi final i Venecias.


“I palodhur në kërkim të bashkëpunimit për zbatimin e reformës në drejtësi, do vijoj të jem edhe pas raportit përfundimatër të Venecias, i jam drejtuar me një shkeesë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit për një takim sa më parë të ketë mundësi duke nisur nga e hëna që vjen. Ju do thoni pse të hënën dhe jo dje, të enjten.


Sepse sot kemi përfundimisht të përkthyer në shqip në mënyrë të certifikuar e zyrtare raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias”.