Një person në Vlorë ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme prej korrentit në banesën e tij.


Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së lënë pas, rreth orës 01:00 të së hënës, në lagjen Ujë i Ftohtë.


Në banesën e tij, 38-vjeçari F.L., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.


Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik.


Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë nga familjarët, 38-vjeçari ka gjetur vdekjen.


Aktualisht po kryhen të gjitha veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)