Xhankarlo Kamoleze mund të jetë drejtori i ri teknik i ekipeve kombëtare. Gazeta Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se italiani ka qenë alternativa e fundit e propozuar nga trajneri Edi Reja në FSHF. Ai pritet të jetë në krye të lëvizjes futbollistike të kuqezinjve, në bashkërendim me Edi Rejan. Kujtojmë, pas largimit të Panuçit, Kamoleze ka qenë një ndër kandidatët për të zënë vendin e trajnerit të Shqipërisë.

giancarlo-camolese-b5f0b795-e836-43a4-a9da-ae2f2e80aa9-resize-750

PREZANTIMI

Si çdo gjë që ka ndryshuar për shkak të pandemisë, edhe prezantimi i italianit do të jetë fillimisht në versionin online. Ai pritet që sot në orën 09:00 të ketë një videokonferencë me stafin e trajnerëve të ekipeve kombëtare, ku gjithashtu online do të jetë edhe trajneri Reja. Italiani pritet që të prezantohet fizikisht në shtator, në rast se normaliteti do të kthehet dhe ekipi italian i kombëtares të mbërrijë në vendin tonë për edicionin kualifikues të Ligës së Kombeve.

mustedanagic-470x339

DETYRA

Në këtë post ka qenë më parë Xhemal Mustedanagiç. Italiani do të zëvendësojë Mustedanagiç dhe do të jetë krahu i djathtë i Rejas, me këtë të fundit që do të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në evidentimin dhe afrimin e talenteve kuqezi pranë zinxhirit të ekipeve kombëtare.


KAMOLEZE


OLSI TUJANI 


LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT