Katër persona të dënuar, në Kavajë e Tiranë kanë rënë në rrjetën e OFL-së sot dhe brenda 48 orëve duhet të japin sqarime për burimet e pasurisë së tyre.


Arian Begaj, Ermal Lusha, Poliksen Muçollari dhe Eduard Sallaku janë katë personat që duhet të dorëzojnë formularin e burimeve të pasurisë.


ofl-pa-syze-11


“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:


A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale Trafikimi i narkotikëve;


E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale Trafikimi i narkotikëve;


P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër;


E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale Trafikimi i narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal;”


Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.