ofl pa syzeOperacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot një ultimatum tre të fortëve të qytetit të Vlorës, të cilët janë dërguar për vepra të rënda penale si, Vrasje me paramendim, Grup i strukturuar kriminal dhe Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.


Lupës së kontrollit pasuror të OFL-së do ti nënshtrohen “Real Osmani, Elidon dhe Aleksandër Bojko”.


Të tre këta individë kanë 48 orë kohë për të justifikuar burimin e pasurisë, materiale të cilat do ti dërgohen për hetim të specializuar SPAK.


Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, thekson OFL.


 Njoftimi i plotë i OFL


Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.


Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:


Real Osmani, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë;



Elidon Bojko
, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;


Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;


Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.