Për herë të parë në Shqipëri vendoset tarifa e çmimit të energjisë në bazë të pik-ut të ngarkesës së rrjetit në furnizimin me energji elektrike, duke synuar lehtësimin e mbingarkesës për rrjetin elektroenergjetik. ERE për herë të parë ka vendosur në tarifat e reja të energjisë, edhe pagesën sipas kohës së ngarkesës "pik", duke krijuar kështu nevojën e një oganizimi të ri të punës nga bizneset, kryesisht ato prodhuese. Në bazë të vendimit të ERE-s, koha "pik" është ndarë në dy periudha, sipas stinës së dimrit dhe verës. Për periudhën dimërore, "pik"-u do të jetë nga datat 1 Nëntor- 31 Mars, për oraret 18.00- 22.00. Ndërsa për periudhën verore, "pik"-u do të jetë në datat 1 Prill- 31 Tetor, ku orari i pik-ut është nga ora 19.00- 23.00. Me vendosjen e kësaj tarife, do të jenë tashmë bizneset, kryesisht ato prodhuese që do të duhet të rregullojnë organizimin e punës, kryesisht të turneve të dyta, me qëllim që në këtë periudhë mbingarkese të mos kenë aktivitet. Pasi për ndryshe, do të duhet të paguajnë tarifa më të larta për energjinë e konsumauar në këto orare "pik"-u.

16 Shkurt 2008