Misioni i EULEX-it ka mohuar se më 7 gusht janë ndërprerë gërmimet nga ana e palës serbe, ashtu siç deklaroi Komisioni për të pagjeturit, raporton KTV.

Ky mision thotë se gërmimet të cilat janë bërë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i EULEX-it, tregojnë se nuk janë gjetur mbetje mortore në atë lokacion.

Ky mision thotë se gërmimet të cilat janë bërë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i EULEX-it, tregojnë se nuk janë gjetur mbetje mortore në atë lokacion.

Mirëpo, me këtë nuk është pajtuar kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, i cili nëpërmjet telefonit i ka thënë Kohavisionit se EULEX-i këtë vlerësim ka pasur mundësinë ta paraqesë në vendngjarje gjatë gërmimeve të së premtes.

Kreu i Komisionit qeveritar ka theksuar se EULEX-i nuk ka qenë fare i pranishëm gjatë diskutimeve në mes tij dhe zëvendësprokurorit të Serbisë për Krime Lufte, ku edhe është marrë vendimi për ndërprerjen e gërmimeve, përcjell koha.net.