Mafia shqiptare eshte nje nga pese grupet kryesore kriminale, sipas agjencise evropiane te policise, Europol, se bashku me italianet, belgo-holandezet, ruset, afrikanet dhe me gjere. Lajmi eshte bere i ditur nga media franceze, pas publikimi te nje raporti nga agjencia e policise, e cila ka renditur grupet kriminale me te njohura dhe fushat ne te cilat ushtrojne aktivitetin ato. Keshtu, ne krye te nje liste prej pese grupesh kriminale, shqiptaret jane ne vendin e pare, duke u bere nje problem dhe per uniformat blu ne te gjithe Evropen. Sipas raportit, dhe pse shqiptaret kane kohe qe nuk merren me trafikun e qenieve njerezore, ata i ruajne ende lidhjet dhe rruget. Sipas Europol, shqiptaret jane vecanerisht mjeshtra per transportimin e drogave, kryesisht atyre te forta si heroina.
Agjencia nderkombetare e policise e cituar nga TF1, ka publikuar kete fundjave raportin e vitit 2007, duke nxjerre ate qe e cileson listen e grupeve kriminale ne Evrope. Shqiptaret, rusofonet, belgo-holandezet dhe afrikanet, jane nder grupet kriminale me te rrezikshme qe merren me trafikun e droges, qenieve njerezore, si dhe shkelje te ligjit. Nje gje e tille eshte bere e ditur te premten, kur ministrat e Brendshem kane marre nga Europoli nje liste me grupet me te rrezikshme, qe perbejne kercenim ne territore te caktuara te BE-se. Behet fjale per cdo lloj trafiku, te droges dhe ne vecanti te qenieve njerezore. Shkalla e organizimit dhe te fuqise financiare te ketyre grupeve, eshte kthyer ne qellimin paresor te aksioneve te Europolit, nderkohe qe shtete te ndryshme duket se ia kane lene ne dore vetem policise. Por dhe ne nje raport te qershorit 2007, ne nje tjeter raport, mafia shqiptare ishte ne vendet e para.
Sipas Europol, ne vendin e pare eshte mafia shqiptare, e perbere dhe nga qytetare turq, dhe jane shume aktiv ne pjesen juglindore te Ballkanit. Trafiku i njerezve, prostitucioni jane fusha te tyre. Ata jane te specializuar ne heroine. Me pas renditet mafia e Lindjes, e cila eshte e vendosur ne vendet baltike, dhe eshte mbreteresha e shkeljes se ligjit, si dhe e gjobevenies, dhe kartat bankare. Grupet belgo-holandeze, jane laboratoret e klandestineve ne Belgjike dhe ne Holande, dhe perbejne ne Evrope produktin paresor te drogave sintetike. Keta kriminele, ndjekin linjat latino-amerikane, nga te cilat ata fusin edhe kokainen si dhe prostitutat. Grupet afrikane, nga Maroku apo Nigeria, jane prezantuar ne Gadishullin Iberik, ne France si dhe ne Belgjike. Ata merren me kanabis dhe kokaine, si dhe trafikun e klandestineve. Dhe pas nuk mbetet as mafia italiane, qe eshte shume aktive edhe brenda strukturave te policise. Raporti citon se mafia aktualisht nuk eshte e perfshire ne qeveri dhe struktura te tjera te larta te Romes zyrtare.
Marre nga: www.tf1.fr. Pergatiti A. Cena
Grupet kriminale sipas Europol
Mafia shqiptare: Pjesetaret e saj, nga Shqiperia, por edhe qytetare turq, te cilet jane shume aktive ne pjesen juglindore te Ballkanit. Trafiku i qenieve njerezore, prostitucioni si dhe fijet e emigracionit klandestin jane