Ecte 6 orë për të shkuar në punë, jep dorëheqjen mësuesi






Mësuesi nga Gramshi, Skerdilajd Murati tashmë është një persoanzh i njohur. Pak kohë më parë, mediat nisën të shkruanin për mësuesin e ri të Gjuhë-Letërsisë që ecte 6 orë çdo ditë për të shkuar në shkollën ku jepte mësim duke u ndeshur madje dhe me ujq gjatë rrugës së tij të vështirë.



E megjithatë, asnjë masë nuk u mor për përmirësimin e këtyre kushteve ekstreme. Kjo e ka detyruar Skerdilajdin të japë dorëheqjen. Jo vetëm kaq, por ai ka denoncuar në media (Newsbomb), edhe një rast që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.


Mësuesi nga Gramshi përshkonte rrugën e gjatë për në shkollën e fshatit Gjerë për të zëvendësuar një mësuese me leje lindjeje, ndërkohë që më parë ai jepte mësim në shkollën “Çezar Mezi”, në fshatin Poroçan, por tani i është zënë vendi nga një mësuese tjetër.



Drejtoria Arsimore e Gramshit e ka justifikuar këtë veprim me faktin që kontrata e dytë e Skerdilajdit në fshatin Gjerë zhbën të parën në fshatin Poroçan edhe pse ai ka qenë zëvendësues në këtë shkollë.