Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus eshte shtuar sot me 6 raste te reja, po aq eshte edhe numri i personave qe e kane mundur semundjen ne 24 oret e fundit. 


Ministria e Shendetesise njoftoi sot se “6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit”, nderkohe qe gjendja ne spotalin Infektiv vazhdon te mbetet e qendrueshme.




pacient


“Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive”-tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.


Mesohet se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike.


Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje.


Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.