Është e vërtetë se izraelitët me çdo kusht po dëshirojnë ti sigurojnë shërbimet e mia, mirëpo në garë ka hyrë edhe skuadra turke Antalyaspor. Tani jam në udhëkryq, mirëpo me siguri se deri në fund të kësaj jave do të di se ku do të vazhdoj karrierën time, ka deklaruar reprezentuesi finlandez për gazetën Zhurnal Plus.
Sadik me 15 gola të shënuara udhëhoqi Helsinkin drejt triumfit në kampionatin finlandez dhe Kupën e Finlandës. Tani 25 vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit mund të bëjë një lëvizje drejt kampionatit izraelit ose atij turk.
Reprezentuesi finlandez gjatë karrierës kishte luajtur edhe në Bundesliga me Armenia Bielefeldin, por nuk arriti të dëshmojë vetën. Ish sulmuesi i Kupsit dhe i Lahtit tani e ka shansin ta sprovojë sërish vetën në një aventurë të re.