Eni Koci ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një stil komplet të ndryshëm nga ai që kemi parë.


E veshur me të zeza, dhe me një bisht të gjatë, bie në sy ngjyra e kuqe dhe format e saj trupore.


Sipas shkrimit në një prej postimeve, këto janë momente nga xhirimet e këngës së re që do të sjellë së shpejti për të gjithë. Eni ka filluar të eksplorojë këto kohë me ngjyrat e flokëve, pasi para të kuqes i kishte blu.


Duket se të gjithë kanë filluar ta pëlqejnë ngjyrën e kuqe, pas publikimit të këngës së Era Istrefit me Redrum.



/oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter