Në Durrës, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër po shënohet 18 prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve.

Në këto qendra, organizuar nga drejtoritë e kulturës, po mbahen programe artistike, programe kulturore dhe diskutime për rëndësinë e monumenteve kulturore dhe rrezikimin e tyre nga shkaqe të ndryshme.

E përkufizuar si "Një ditë për të përkujtuar dhe festuar diversitetin e Trashëgimisë Kulturore në botë", 18 prilli është përcaktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike që në 18 prill të vitit 1982, që u mbështet një vit më pas edhe nga UNESCO.