Anri-Bala-620x330Nga Anri Bala


 


Mbrëmë nuk kam fjetur gjithë natën, jo prej vapës, por smë zinte gjumi nga dënesat e shokut të qelisë! Të vret Zoti me u qajt në fakt, përveç ushqimit që se hanë as minjtë, kushtet i kemi të gjitha: televizor, freskuese, frigorifer, lavatriçe, kurse biznesmenët ose ata më të fortët se ne, e kanë nganjë kondicioner dhe laptop për ditë të vështira. Gjynah me u qajt, se as ne nuk jemi keq.


Por më dhimbsen shumë prindërit e mi, të shkretët! Detyrohen çdo javë, të ngarkuar si gomari, të më sjellin ushqimin në qeli, veshmbathje, cigare, për të ma lehtësuar sadopak dënimin. Pa përmendur pritjet me orë të gjata dhe zhveshjet në dhomat e kontrollit, para takimit.


Nejse, unë në burg se shava gjyqtarin, ndërsa Shukriu se deshte të kënaqte hajdarin. Nuk është se kam ndonjë punë nesër në mëngjes, por tani që kaloi mesnata dhe u freskua pak koha, thashë ti bëjë nja dy orë gjumë.


Me thënë të drejtën, prej Shukriut përfitova dhe unë. Atë e vendosën në një dhomë dyshe, dhomë vipash, siç i thonë këtej nga anët tona, sepse kishte qënë kryetar bashkë-qije tjetri!


Mirëpo, kot nuk thonë më mirë syri se nami. Duke e parë se çfarë i bënte krevatit në videon e publikuar, djemtë e rinj kishin frikë të rrinin në një qeli me Shukriun. More, i thirrën të gjithë me radhë, more i lutën, mazallah, asnjë nuk pranonte. Mua më thirrën të fundit, sepse si katundar që isha, mendonin se isha burrë namuzli. Drejtori u çudit kur unë pranova menjëherë, sepse nuk e dinte arsyen.


Të them të drejtën, unë isha siguruar që Shukriu atë mikun e kishte vetëm për shurrë. Do thoni ju, nga e mora vesh? Thjeshtë fare! Në banjat e përbashkëta, rastisi që pas një loje shahu, të shkoja në tualet kur gjeta Shukriun. Ai i shkreti kishte një orë, që çoç kërkonte poshtë tutave. I gjori i kishte humbur vegla dhe e luste atë mikun sa për të urinuar.


Nejse, po kalojë mirë me të, por sot po ma prish qejfin! Prita deri në mëngjes dhe sapo u ngrit i fola:


Na le gjith natën pa gjum bre Shukri, çtë gjeti?


Si çfarë më gjeti? A jam në burg, a jam i turpëruar?, ma ktheu ai.


Po pse mo ti nuk ke bërë asgjë?


Si për të më kundërshtuar ma kthen: Kam bërë një gabim, e pranojë, por po të them se nuk kam bërë gjë, thjesht desha ta provoja dhe unë njëherë të bëja një anonime, siç bëjnë të gjithë xhanëm këta pushtat, pushtetarët e rinjë!


Qava gjithë natën, sepse më bëri për të qarë ai gjyqtari frojdist, që nuk kishte lënë femër hallexhije pa ja kërkuar, duke shitur drejtësi. Ja lypte me hir a me pahir 320 herë zogun njërës, 170 herë tjetrës dhe asgjë nuk i thanë. Ju lutën që të rrinte në shtëpi, të hante ato që kishte vjedhur dhe që këto shkërdhatat ia falin në gjyqin e parë. Shkurt, i thanë të hante i qetë pasurit që kishte fshehur dhe tu hidhte dhe atyre ndonjë llokëm, sepse ndryshe nuk merret pafajsia.


Mu kujtua Ylli i mbërtheckave. Ai, jo që nuk bëri burg, por fitoj dhe 400 milion se i shkelën privatësinë, sepse kishte mik Bendon, gjyqtarin e partisë. Ndërsa unë në burg me brekë të grisura dhe për dy mesazhe. Më thuaj ti a nuk të vjen plasja? Unë nuk e q*va dhe jam në burg, po ata ku hajdarin janë?!


Qava, sepse e kuptova që kam qënë dhe jam budulla!!! Si nuk zura mik një gjyqtarë ose një prokuror për një ditë të keqe, por zura shokë drekash e darkash ca legena politikanë, që më shitën për dy aspra.


U mundova ta qetësoja duke i thënë se ky është fati jonë. Ti ke ardhur tamam në vëndin që të takon. Burgu është vend për brekëgrisur dhe pabuksa dhe ti bëre gabim që nuk i ndërrove brekët, sepse po të kishe brekë të lara me flori, do ishe në shtëpi, për shtat palë qejfe, edhe sikur tia kërkoje gjysmës së grave të Peshkopisë!


Si i trashë që jam, u binda se sa të drejtë kishte Shukriu. Kuptova pse këto politikanë i duan nja dy a tre gjyqtarë të partisë, thjeshtë për siguri, për të mos përfunduar si Shukriu, sepse atëherë do ju grisej bytha me gjithë brekë! /Zathur