Në Tiranë në tre KZAZ nuk është mbyllur procesi i numërimit.


Nuk është mbyllur numërimi në KZAZ nr  39, KZAZ nr 33 në  shkollën Hasan Prishtina dhe në KZAZ nr 35  që ndodhet  në shkollën Vasil Shanto tek Njësia 5


Këto janë KZAZ me numrin më të madh të qendrave të votimit.


Nga ambientet e KZAZ nr 39, gazetarja e Ora Neës Manjola Hasa informoi se procesi i numërimit është ndërprerë në orën 05:00 të mëngjesit dhe pritet të nisë në orën 11:00


Nga 72 kuti votimi janë numëruar 45 kanë mbetur 27 kuti votimi.


Kur jane numeruar 1 123 kuti nga 1 198 te tilla PS ka 18 mandate, 11 mandate ka PD dhe 5 mandate LSI 


 



/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter