Së paku pesë studentë janë therë sot me thikë në universitetin e Kalifornisë, në perëndim të Shteteve të Bashkuara, konfirmoi kjo qendër edukative përmes një komunikate, shkruajnë mediet e huaja.



I dyshuari, për të cilin nuk është dhënë ndonjë informatë zyrtare, është goditur nga policia dhe ka vdekur pas pak si rezultat i plagëve, transmeton Republika.info.



E përditshmja lokale, The Sacramento Bee, e identifikoi sulmuesin si një student 20 vjeçar. Sipas zëdhënësit të institucionit, Lorena Anderson, dy nga viktimat u dërguan me helikopter në një spital të afërt, derisa tre të tjerat morën tretman mjekësor në të njëjtin kampus universitar.



Kjo shkollë, që numëron nja 600 studentë, gjendet afër 190 kilometra në jug të Sacramentos, kryeqytetit të këtij shteti. SSSA
ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};