As sivjet ligji për partitë politike nuk do të shkojë në Kuvend.

Sipas disa deputetëve, kjo neglizhencë bëhet me qellim prej vetë drejtuesit të partive politike.

Besa Gaxherri, deputete e LDK-së, thotë se ky ligj është i domosdoshëm, sidomos që të dihet financimi i partive.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit te Kosovës, Aida Derguti, shprehet se partitë politike ende nuk e kane arritur pjekurinë politike, ndaj mendon se edhe nëse miratohet ligji nuk do të respektohet.

Deputetja Vjosa Osmani thotë se deri tash nuk ka pasur diskutime për këto ligje.

Ndërsa, shton se disa partive politike u shkon përshtati zvarritja e këtij ligji,

Te tri deputetet janë të mendimet se ligji duhet të miratohet, por nuk besojnë se kjo do të ndodhë sivjet, meqë duhet pajtimi i të gjitha partive politike. /Rrokum/