Edi Martini ka shanset me te medha per te marre postin e drejtorit teknik te Vllaznise.

Lajmi behet i ditur nga burime te besueshme prane klubit shkodran, nderkohe qe ende nuk ka asgje zyrtare. Per momentin pohohet se drejtuesit e kuqebluve jane ne dileme me shume se sa per emrin, per rivendosjen e nje posti te tille, i cili mungon te Vllaznia qe prej gati kater sezonesh, qe per koincidence e mbante po vete Edi Martini.
Ulja e Roland Lucit ne vendin e lene bosh ne krye te pankines pas shkarkimit te Hasan Likes ka rihapur diskutimin e afrimit te mundshem te nje specialisti te njohur te futbollit ne rolin e drejtorit teknik.

Rikthimi i Martinit ne kete detyre duket se eshte imponuar nga gjendja aspak e mire e Vllaznise ne kete fillim sezoni, e cila renditet ne fundin e tabeles se klasifikimit. Megjithate, mesohet se presidenca e klubit ka nisur prej disa ditesh kontaktet me disa kandidate te mundshem, ku spikat Martini.