Me 20 janar, e majta pat premtuar protestat e reja, por po asistojmë në shkatërrimin e plotë të saj. S’ka më asnjë shpresë që PS t’i kthehet një politike normale e bashkëpunuese për reformat. Edvini ka dështuar si kryetar bashkie e si kryetar partie dhe ka mbetur veç si një tellall që flet sipas interesit. Një deputet e klasifikoi dje atë si kryecuca e së majtës, por lajmi i keq për opinionin është se kryecucës së PS-së i kanë dalë hormonet jashtë kontrollit dhe s’premtojnë asnjë perspektivë se mund të çojnë në ndonjë bashkëpunim që do t’ia kthejë normalitetin politikës Problemi më i madh që e ndjen që e ka edhe vetë Edi Rama, por që nuk po mundet ta korrigjojë, është të qenurit “faktor” në politikë. Për aq kohë, sa ai nuk po mundet të jetë “faktor”, e ka lëshuar veten në duart e “këshilltarëve”, që ndërsa i rekomandojnë lëvizje radikale, nuk kanë parasysh, apo nuk duan të besojnë se për Edi Ramën kjo është një ‘kafshatë që s’kapërdihet”. Në këto kushte, ai nuk bën asgjë tjetër, veç tjerr e tjerr, fjalë shumë, ç’është më e keqja pa asnjë kuptim.Duke u ngatërruar me këmbët e veta, në qorrsokakun ku është zhytur vetë, Edi Rama, ka harruar edhe rolin si kryetar partie, apo edhe si kryetar bashkie. Prej rreth 6 muajsh të paktën, Edi Rama, si kryetar i PS-së ka paralajmëruar si “qendrën e forcës së rëndesës”, moshyrjen në parlament. Realisht as këtë “lëvizje” nuk po di si ta realizojë. E thënë ca më ndryshe, nuk po di as të rri jashtë parlamentit, as të hyjë brenda tij, sikurse nuk po di as nxisë hyrjen në parlament, as të ndalojë këtë hyrje.Të paktën që prej muajit shtator të vitit 2009, saktësisht që kur Edi Rama paralajmëroi moshyrjen në parlament, argumentet për këtë qëndrim kanë qenë spontane. Ndërsa, lojën për moshryjen në parlament e nisi për të justifikuar moslëshimin e postit të kryetarit të partisë, më pas, nuk po dilet do nga ky qerthuth dhe ju kthye “novacionit” të hapjes së kutive dhe rinumërim votash. Kjo puna e hapjes së kutive, ishte aq e pabesueshme për vetë Edi Ramën, sa edhe e pamundur. Por gjithsesi ai vazhdoi me këtë “kërkesë”, ku edhe sajoi ca protesta, kuptimin dhe forcën reale të të cilave e mësoi në 8 dhjetor të vitit 2009, kur jo ai, por mazhoranca demonstroi se si realisht grumbullohen njerëzit, jo në një protestë, por në një festë...Pas kësaj, duke “qenë me fat” se po afronin festat e fundvitit, Edi Rama, pasi përkujtoi 130-vjetorin e Stalinit, lajmëroi fillimin e sezonit të pushimeve për protestat. Këto pushime, duhet të mbarojnë nesër, për hir të së vërtetës, ku pritej që në 20 janar Edi Rama, të bënte namin. Por, këtë herë, sërish për fatin e mirë të Edi Ramës, përmbytjet në zonën e Shkodrës, i dhanë atij një justifikim, që të motivojë tërheqjen nga protestat, duke ju dhënë “refresh” edhe “kërkesave”. Po të dëgjohet me vëmendje Edi Rama këto ditë, dallohet që ai nuk i përmend më kutitë, por çuditërish ripërmend Kalimashin e Gërdecin, duke shtuar edhe Fierzën, ndërsa për dy të parat, nuk teprohet po të kujtohet se ishin certifikatat që Edi Rama, vazhdon të gjallojë ende në opozitë.Si njeri me fat, Edi Rama po ua sheh hairin përmbytjeve, sepse e shpëtuan nga dështimi në protestën e paralajmëruar, të parën për këtë vit, pikërisht, nesër më 20 janar 2010. Nga ana tjetër, kjo tregon dhe zbulon edhe anën tjetër, që ai, Edi Rama, as protesta nuk di të bëjë.Në këto kushte, Edi Ramës që nuk i kanë ngelur shumë alternativa për të zgjedhur, po demonstron se është po aq jo kryetar partie, sa edhe jo kryetar bashkie, sa edhe deputetët e grupit të vet parlamentar nuk po i menaxhon dot. Zërat e ripërsëritur, këtë herë, me data dhe afate për thyerjen e bojkotit, i kanë vënë damkën etiketimit ndaj Edi Ramës, si një i paaftë edhe për të organizuar protesta. Sa për kryetar bashkie, ai jo që jo nuk e luan këtë rol, sa edhe Ylli Manjani e ka kuptuar, për deri sa e “përqasi”, kryebashkiakun e Tiranës me kryetarin e “Shoqatës së Ruajtjes së Pallateve pa leje”, që vetë i ka lejuar.Megjithatë, Edi Rama, preh vitesh, një gjë vazhdon ta bëjë ende... me devocion, mirë nuk mund të themi, për deri sa ai nuk bën asgjë më ndryshe nga Olta Xhaçka, Erion Braçe, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Englantina Gjermeni, që llafosin e llafosin dhe asgjë nuk thonë.Edhe në këtë vetëllafosje të tij, Edi Rama del e monologon, vetëm, pasi njihet me veprime, realizime, e arritje konkrete të qeverisë... Me pak fjalë, edhe në vetëllafosjen e tij, Edi Rama, është i sa i vonuar, aq edhe paaftë për të dalë te të flasë për ndonjë gjë ndryshe, për të cilën nuk ka folur mazhoranca. Ai mbetet peng i një politike androgjine, e cila s’garanton se do të çojë ndonjëherë në bitisjen e ndonjë problematike. Me Edvinin s’ka shpresa për negociata, s’ka shpresa për bashkëpunime, s’ka shpresa për reforma. Ai nuk bën asgjë, veçse me vetëllafosjen e tij të tipit të suflerit, konfirmon veprimet, realizimet dhe arritjet e qeverisë...Një deputet dje në parlament e klasifikoi si kryecuca e PS-së dhe ne po e shtojmë akoma klasifikimin, duke e klasifikuar, si kryecucën e PS-së, të cilës i kanë dalë hormonet jashtë kontrollit dhe që s’premtojnë asgjë brenda standardeve....