Zëvendëskryeministrja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga data 11 deri më 14 korrik.


Gjatë vizitës, Tahiri pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe akademike të Mbretërisë së Bashkuar.


Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi i marrëdhënieve mes dy shteteve si dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës dhe vendeve të rajonit, thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.