Sipas nenkryetarit te Komisionit Eduard Shalsi kjo rremuje per hipotekimet shkaktohet nga pamundesia qeveritare dhe bashkiake per te zgjidhur problemet

Zoti Shalsi si ish-nenkryetar i Bashkise se kryeqytetit si e gjykoni perplasjen aktuale midis ministrise dhe pushtetit vendor per hipotekimet
Per mua fjala eshte per nje coroditje per nje kaos te vertete institucional. Sa me shume kohe qe kalon problemet akumulohen por zgjidhje nuk ka. U duk se qeveria e gjeti zgjidhjen duke kanalizuar gjithshka drejt ALUIZNI-t. Pra objektet do te konsideroheshin si ndertime pa leje dhe Agjencia e Legalizimeve do ti trajtonte dosjet per te hapur driten jeshile per hipotekimin. Bashkia e Tiranes nuk i zgjidh dot vete keto probleme por pasi te kalojne ne institucione qeveritare.

A u arrit edhe nje marreveshje tripaleshe mes bashkise dhe ministrive te Drejtesise dhe Puneve Publike per kete ceshtje
Me sa duket ka qene nje marreveshje per mosmarreveshje. Ashtu si kane proceduar gjerat deri tani ne kete fushe kemi te bejme me nje deshtim. Njerezit presin tu realizohen premtimet qe dha Lulzim Basha kane paguar parate por banesat e tyre gati nje vit pas premtimeve nuk ua hipotekon kush. Atyre nuk u interesojne perplasjet midis Olldashit dhe Bashes.
sg/shqiptarja.com