Cristiano Ronaldo është një minierë ari për futbollin italian. Nga transferimi i tij në Torino, nuk ka përfituar vetëm Juventusi. Që kur CR7 mbërriti në Serinë A, impakti ka qenë shumë pozitiv për të gjitha ekipet e Serisë A. 100 milionë euro për kartonin e tij dhe 30 milionë të tjera çdç vit për pagën, mund të duken shpenzime jashtë logjikës për një futbollin italian, por e vërteta është se pikërisht në aspektin ekonomik përfitimet janë të mëdha. Dhe jo vetëm në shtëpinë bardhezi.


Që kur Cristiano zbarkoi rreth një muaj më parë për vizitat mjekësore, entuziazmi në është në maksimum. Uniforma pa fund të shituar dhe rritje në maksimum e abonimeve për të qenë të pranishëm në Juventus Stadium.


Efekti Ronaldo u ndie në Bentegodi të Veronas të shtunën e kaluar. Publiku shpërtheu në ovacione që kur shkeli në fushën e blertë dhe pas çdo prekje të topit nga ana e tij. Tifozët kishin mbërritur nga çdo cep i Italisë, madje edhe nga jashtë, për të mos humbur debutimin e tij në Serinë A.


Tani pritet me shumë entuziazëm debutimi para fansave bardhezi, të shtunën e ardhshme ndaj Lazios. Cristiano është i aftë të lëvizë turmat dhe kjo përkthehet në nxitim për të blerë një biletë. Bentegodi ishte u mbushur plot e përplot, nuk kishte më vende të lira. Biletat kushtonin nga 55 euro në sektorët pas porte deri në 180 euro për një vend në tribunën kryesore. Juventusi me blerjen e tij, sado e çmendur që të duket, po u gjeneron të ardhura të gjitha skuadrave të Serisë A.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)