Egjipti e ka dëbuar ambasadorin e Turqisë dhe ka paralajmrëuar uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Ankaranë.


Ministria e jashtme e Egjiptit sot ka njoftuar se të dërguarin e Turqisë e ka shpallur person të padëshiruar, meqë Ankaraja e ka vazhduar “përzierjen” në punët e Egjiptit.


Mëtutje, është thënë se Egjipti e ka ulur nivelin e raporteve me Turqinë në nivelin e të ngarkuarit me punë.


Në reagimin e Turqisë, presidenti Abdullah Gul, tha se shpreson se raportet me Egjiptin “do të ripërtrihen së shpejti”.


Vendimi i Egjiptit u bë pasi kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar procesin gjyqësor kundër presidentit të përmbysur islamik, Muhammad Morsi, dhe pasi situatën në Egjipt ka përshkruar si “dramë humanitare”. /Indeksonline/