ANKARA- Qeveria e përkohshme e Egjiptit ka ndaluar dhënien e vizave për shtetasit turq, njoftohej në faqen e internetit të ''World Bulletin'', ku citohehin po ashtu zyrtartë të ambasadës turke në Kajro. 

Turqia ishte një prej rreth 50 vendeve shtetasit e të cilëve përfitonin nga marrja e vizave me mbërritjen në aeroportet e Egjiptit, procedurë e vendosur gjatë kohës së ish-presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak. 

Qytetarët turq nëpër të gjitha aeroportet e vendit nuk u lejuan të hipnin në avionët me destinacion Egjiptin duke qenë se nuk zotëronin një dokument zyrtar që u mundësonte hyrjen në territorin e Egjiptit. 

Qeveria e përkohshme e vendit po ashtu më parë ka ndaluar të njëjtin model vize për shtetasit sirianë, palestinezë dhe jemenas.
(m.a/ansa/BalkanWeb)