Pas nismës qëndrojnë themeluesi i Microsoft-it Bill Gates dhe investuesi i madh Warren Buffett. "40 prej familjeve dhe njerëzve më të pasur të Shteteve të Bashkuara janë shprehur të gatshëm që të shpenzojnë për qëllime bamirësie një pjesë të madhe të pasurisë së tyre", deklaroi Buffet në Nju-Jork. Gjashtë javë pas paralajmërimit të fushatës së tyre "The Giving Pledge" (Premtimi për të dhuruar) Gates dhe Buffet publikuan një listë përkatëse me emrat e super të pasurve dorëdhënë.


Të përdoret me kuptim pasuria


"Në fakt ne sapo kemi nisur, por kemi që tani një jehonë shumë të madhe", tha Buffet. Synimi është, sipas tij, që të shtyhen edhe miliarderë të tjerë në vend për të marrë pjesë. Gates dhe Buffet shpresojnë që të marrin premtime të tilla nga gjithsej 400 miliarderët e dollarit të regjistruar në SHBA.


Bildunterschrift: Pas nismës qëndrojnë themeluesi i Microsoft-it Bill Gates dhe investuesi i madh Warren Buffett.


Në thelb, sipas të dhënave të veta, "The Giving Pledge" synon që familje të pasura të bëhen të mendojnë për pyetjen, se si mund ta përdorin në mënyrë kuptimplotë pasurinë e tyre. Miliarderët amerikanë u kritikuan veçanërisht gjatë krizës financiare. Në asnjë vend tjetër nuk ka më shumë miliarderë sesa në Shtetet e Bashkuara.


Emra të njohur


Deri tani premtimin e jashtëzakonshëm të dhurimit e bënë përveç Gates-it dhe Buffet-it ndër të tjerë kryetari i bashkisë së Nju-Jork-ut Michael Bloomberg, themeluesi i CNN-it Ted Turner dhe ylli i regjisë në Hollywood George Lucas. Ndër bamirësit bëjnë pjesë pjesëtarë familjesh të pasura si bankieri David Rockefeller dhe trashëgimtari i hoteleve Barron Hilton.


Se sa të mëdha do të jenë dhurimet, kjo nuk është e qartë. Bëhet fjalë për një "detyrim moral" dhe jo për një premtim ligjor detyrues, bëri të qartë nisma "Giving Pledge"


Bildunterschrift: ARCHIV - Der Investor Warren Buffett (r) spricht auf einer Pressekonferenz in New York darüber, dass er der Stiftung von Bill (l) und Melinda (M) Gates eine Spende von 44 Milliarden gemacht hat (Archivfoto vom 26.06.2006). Warren Buffett (79) und Microsoft-Gates dhe Buffet shpresojnë që të marrin premtime të tilla nga gjithsej 400 miliarderët.


Të japësh vetë shembullin e mirë


Sipas informacioneve të revistës "Forbes" të paktën Gates zotëron një pasuri prej rreth 53 miliardë dollarësh. Kësisoj ai zë vendin e dytë ndër njerëzit më të pasur në botë, pasi u kalua para pak kohësh nga sipërmarrësi meksikan i telekomunikacionit Carlos Slim.


Buffet (me gjasa njeriu i tretë më i pasur) mendohet të ketë rreth 47 miliardë dollarë. Ai ka paralajmëruar tashmë se pas vdekjes do të lerë për qëllime bamirësie 99 për qind të pasurisë së vet. Gates ka bashkë me të shoqen, Melindën, në fondacion bamirës që hyn ndër më të mëdhenjtë në botë. Bill dhe Melinda Gates i kanë dhënë deri tani fondacionit të tyre më shumë se 28 miliardë dollarë.


Autor: Christian Walz/ Elert Ajazaj


Redaktoi: Aida Cama