Koreja e Jugut realizoi mrekullinë ekonomike më të shpejtë të botës, duke e rritur ekonominë me 9 për qind për frymë për tri dekada radhazi. Por diçka u harrua gjatë kësaj rritjeje të shpejtë. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka mbetur pa pension
Lucy Williamson, BBC
Koreanët dikur qenë të sigurt se fëmijët e tyre do të përkujdeseshin për ta kur të mbërrinin në moshë të madhe, por tashmë nuk mund të jenë të sigurt. Mjaft prej tyre që kanë punuar shumë për të transformuar ekonominë e vendit, shikojnë se gjenerata pasardhëse ka prioritete të tjera shpenzimesh. Për rrjedhojë, disa gra të moshuara i janë drejtuar prostitucionit.
Kim Eun-ja është ulur në shkallët e stacionit të metrosë Jungno-3 në Seul, duke parë me vëmendje skenën përballë saj. Buzëkuqi me shkëlqim dhe palltoja e kuqe e 71-vjeçares bën kontrast me lëkurën e saj të hollë.
Pranë saj gjendet një çantë e madhe, nga e cila tingëllojnë disa shishe qelqi, ndërsa ajo lëviz mbi betonin e ftohtë.
Zonja Kim është një nga Zonjat Bakus të Koresë së Jugut gra të moshuara që e nxjerrin jetesën duke shitur shishe të vockla të pijes energjike Bacchus te klientët meshkuj.
Por shpesh nuk është se shesin vetëm këto shishe. Në një moshë, kur gjyshet e Koresë së Jugut supozohet se duhet të nderohen si matriarke, disa prej tyre po shesin seks.
I shikon ato zonjat që shesin Bakus atje tutje? – më pyet ajo mua. Ato zonja shesin më shumë sesa Bakus. Ato, në disa raste, shkojnë me gjyshërit dhe fitojnë para prej tyre. Por unë vetë nuk e nxjerr jetesën në këtë mënyrë. Burrat më propozojnë kur unë jam duke qëndruar nëpër trotuare, shton ajo. Por unë gjithmonë u them, jo.
Zonja Kim thotë se arrin të fitojë 5 mijë uon (5 dollarë) në ditë duke shitur pijet energjike. Pije shpejt, thotë ajo. Policia më mban vazhdimisht nën kontroll. Ata nuk bëjnë dallim.
Qendra e kësaj tregtie të fshehtë seksi është një park aty pranë në qendër të Seulit. Parku Jongmio është vendi ku shumë burra të moshuar vijnë për të kaluar vitet e tyre me pak shah dhe thashetheme vendore.
Parku është ndërtuar përreth tempullit të Konfucit, idetë e të cilit mbi respektimin e të moshuarve i kanë dhënë formë kulturës së Koresë për shumë shekuj. Por, nën pemët jashtë parkut, transaksionet e ngathëta të burrave dhe grave të moshuara tregojnë historinë reale të shoqërisë koreane në shekullin e 21.
Gra në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat e madje edhe në të shtatëdhjetat, qëndrojnë përreth cepave të parkut, duke u ofruar pije burrave. Blerja e një pijeje është hapi i parë në udhëtimin vetmitar që përfundon te një motel i lirë aty pranë.
Burrat në park janë më të gatshëm të më flasin sesa gratë.
Duke qëndruar përreth një loje shahu korean, një grup gjyshërish ndjekin lojën me vëmendje. Gati gjysma e burrave këtu përdorin Zonjat Bakus ose kështu thonë.
Ne jemi burra, kështu që kemi kureshtje për gratë, thotë 60-vjeçari, zoti Kim.
Ne marrim një pije dhe derdhim disa para në duart e tyre dhe gjërat ndodhin! – thotë ai me buzëqeshje. Burrat pëlqejnë të kenë gra përreth qofshin ato të moshuara apo jo, seksualisht aktive apo jo. Kjo është thjesht psikologjia e meshkujve.
Një burrë tjetër, 81 vjeç, me gëzim më tregon paratë që ka për të shpenzuar gjatë ditës. Këto janë për të pirë me miqtë e mi, thotë ai. Ne mund të gjejmë të dashura këtu, – nga ato gratë që po qëndrojnë atje. Ato do të na kërkojnë të luajmë me to. Ato thonë, oh, unë nuk kam asnjë grosh dhe pastaj do të na ngjiten. Seksi me to kushton 20 mijë deri në 30 mijë uon, (17-25 dollarë), por në disa raste të japin ulje çmimi në rast se i njeh.
Gjyshërit e Koresë së Jugut janë viktima të suksesit ekonomik të vendit të tyre.
Ndërsa ata punuan për të krijuar mrekullinë ekonomike të Koresë, ata i investuan kursimet e tyre te gjenerata pasardhëse. Në një shoqëri konfuciane, fëmijët e suksesshëm janë forma më e mirë e pensionit.
Por sjelljet në këtë vend kanë ndryshuar po aq shpejt sa edhe standardet e jetesës dhe tashmë shumë njerëz të rinj thonë se nuk mund të përballojnë mbështetjen e vetes dhe të prindërve të tyre në një shoqëri që lëviz shpejt dhe është shumë konkurruese.
Qeveria, e kapur jashtë tempit nga ky ndryshim i shpejtë, po vuan për të siguruar një sistem të mirëqenies shoqërore që të jetë funksional. Në të njëjtën kohë, burrat dhe gratë në parkun Jongmio nuk kanë kursime, nuk kanë pensione realiste dhe nuk kanë familje ku të mbështeten. Ata janë bërë të padukshëm të huaj në vendin e tyre.
Ata që bazohen te fëmijët e tyre janë budallenj, thotë zoti Kim. Gjenerata jonë ishte e nënshtruar ndaj prindërve. Ne i respektonim ata. Gjenerata aktuale është më e arsimuar dhe me më shumë eksperiencë, kështu që nuk na dëgjojnë.
Unë jam 60 vjeç dhe nuk kam asnjë grosh. Nuk mund tu besoj fëmijëve të mi për ndihmë. Ata janë në telashe të mëdha, për shkak se kanë filluar të përgatiten për vitet e tyre të pensionit. Pothuajse të gjithë të moshuarit këtu janë në të njëjtën situatë.
Shumica e grave Bakus kanë filluar të shesin seks shumë vonë në jetë, si rrjedhojë e këtij lloji të ri varfërie në moshë të madhe, sipas dr. Li Ho-Sun, e cila është ndoshta ekspertja e vetme që i ka studiuar ato në detaje.
Një prej grave që ajo intervistoi, iu drejtua prostitucionit për herë të parë në moshën 68-vjeçare. Rreth 400 gra punojnë në park, thotë ajo, që të gjitha kanë mësuar që fëmijë se respekti dhe nderi janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Një grua Bakus më tha: Unë jam e uritur, nuk kam nevojë për respekt, nuk kam nevojë për nder, unë thjesht dua tri vakte në ditë, thotë dr. Li.
Policia, e cila zakonisht patrullon zonën, rrallëherë është në gjendje të bëjë arrestime. Privatisht thonë se nuk besojnë se problemi mund të zgjidhet me shtypje, sepse nënshtetasit me mirëqenie kanë nevojë për një mjedis për heqjen e stresit dhe dëshirave seksuale dhe se politika aktuale duhet të ndryshojë.
Por zbatimi i ligjit nuk është problemi i vetëm.
Pas thasëve që Zonjat Bakus mbajnë me vete, është burimi i kësaj epidemie të fshehtë: një injektim special që besohet se ndihmon burrat e moshuar të arrijnë ereksion i cili merret me shiringë në venë. Dr. Li konfirmon se shiringat nuk hidhen pas përdorimit, por përdoren sërish me raste dhjetë apo njëzet herë.
Rezultati, thotë ajo, mund të shihet në një vrojtim vendor, i cili zbuloi se pothuajse 40 për qind e burrave të testuar kishin sëmundje seksualisht të transmetueshme pavarësisht faktit se disa nga sëmundjet më të zakonshme nuk qenë përfshirë në test. Ndërsa shumica e lëndëve të edukatës seksuale kanë shënjestruar adoleshentët