Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë është vendosur në shtetrrethim këtë të premte, me mbi 10 automjete (patrulla) të Policisë së Shtetit që janë stacionuar jashtë dyerve të godinës dhe dhjetëra efektivë që kanë hyrë tashmë brenda.


Në një video të postuar në Facebook nga studenti dhe gazetari Renaldo Salianji shihet qartë prezenca e shtuar e forcave të rendit në këtë institucion të arsimit publik.






Tek Ekonomiku ka ardhur Kelmend Balili!


Gepostet von Renaldo Salianji am Freitag, 11. Januar 2019



Gjatë tentativës për të shuar protestën e disa studentëve që qëndruan të ngujuar edhe gjatë natës në fakultet, policia është përplasur me të rinjtë edhe fizikisht.


Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të disa skenave të dhunës brenda Ekonomikut, por më flagranti është ai i një efektivi të Policisë së Shtetit që grushton didsa herë në fytyrë e trup një student dhe në fund e fyen duke ju drejtuar me fjalët: Pederast muti.






Ky nuk është Balili, as Avdjoli i tenderit të Unazës. Jo! Ata janë të lirë e plot shëndet.Ky është thjesht një student që i ka ardhur në majë të hundës me korrupsionin dhe makutërinë. Që Balili dhe Avdjoli të vazhdojnë të lirë, studentët duhet të dhunohen!


Gepostet von Nisma #Thurje am Freitag, 11. Januar 2019



Ndërkohë studentët të revoltuar pas ndërhyrjes me dhunë të policisë janë shprehur se i kanë kapur prej fyti ose goditur në vend që ti mbrojnë.


Ata gjithashtu theksojnë se për kauzën e tyre do të lufotjnë deri në fund.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)