Të tjera rreth shkrimit /FOTO Familjarët: Të rihapen hetimet /VIDEO Mediat, aleatët në tragjedinë e 9 janarit
TIRANË - 10 vjet nga tragjedia e 9 janarit ku humbën jetën 21 persona, ndërsa 8 ende rezultojnë të zhdukur Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive të asaj tragjedie. 

Mbrëmjen e 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Cdo emigrant pagoi 1500 euro për udhëtimin.
 
Por për shkak të motit të keq dhe dallgëve të mëdha, gomonia u mbyt duke gjetur vdekjen 21 persona nga 36 që ishin në gomone. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha.
 
Lundruesit kërkuan ndihmë drejtpërdrejt në një television por ndihma nbërriti me vonesë. 

Fotot u siguruan nga gazetari Gëzim Kabashi dhe janë bërë në Sazan dhe në Vlorë.
 
Në 10 vjetorin e tragjedisë së Karaburinit, shoqata “9 Janari” vazhdon të këmbëngulë që të rihapet dosja për gjetjen e 8 trupave të humbur. 


(Në foto: Gomonia e mbytur dhe ekipi i shpëtimit pranë gomones)

 
(Në foto: Disa prej të shpëtuarve nga mbytja. Foto të tjera )
 
Madje familjarët e viktimave kërkojnë që hetimet t’i marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kanë shpresë se me ardhjen në qeveri të kryeministrit Rama çështja do të rihetohet.
Familjarët e viktimave kane siguruar një deklaratë të Shefit të Krimeve të asaj kohe, Sokol Bizhga, në të cilën citohet se në orën 6 e 30 të mëngjesit të datës 10 janar 2004, në gjirin e Dafinës është gjetur nga një anije shqiptare një gomone me 8 trupa të pajetë në bord. Po sipas kësaj deklarate, gomonia e gjetur është rimorkuar nga anija shqiptare dhe destinacioni i saj akoma nuk dihet. Ata këmbëngulin se kjo dëshmi tregon se në tragjedinë e 9 janarit kanë qenë së paku 2 gomone me njerëz dhe jo një siç deklarohet nga organet e drejtësisë.

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)