Fatos Nano, dhe pse Fatmir Xhafaj e tradhëtoi, si një politikan tolerant e rikthen sërish Xhafaj në Partinë Socialiste, duke e vendosur si deputët për qytetin e Pogradecit, në vitin 2001.


Angazhimi në politikë, e ndihmoi Fatmir Xhafaj që të shtonte influencën në qytetin e Pogradecit. Pallati 10-katësh në lagjen Rinia, në qytetin e Pogradecit, godinë kjo më e larta në zonë. Në vijë ajrore, ky pallat ndodhet rreth 100 metër larg bregut të liqenit. Nëse dikush në Pogradec, lë takim përpara këtij pallati, atëherë ai identifikohet fare thjeshtë.


Thonë pallati i Xhafës. I Xhafës, kështu thonë. Si pallati i Xhafës, Xhafa e ka ndërtuar. Pallati i Xhafës, kaq di unë, Fatmir Xhafa dhe i vëllaiPo, ky pallat quhet pallati i Xhafës, thonë për Top Story qytetarët.


Emri për të cilin qytetarët flasin, është pikërisht ai i ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama. Përgjatë, viteve 2001-2009, Xhafaj ka qënë deputet i Pogradecit, vendlindje kjo e bashkëshortes së tij notere, Mimoza Berberi Xhafaj.


Ky pallat është ndërtuar nga vëllai i bashkëshortes së Xhafajt, zoti Lytfi Berberi. Top Story për herë të parë publikon dokumentat zyratare të lejes së ndërtimit, për kunatin e Fatmir Xhafajt.


Leja është dhënë në vitin 2003, nga kryetarja e Bashkisë së asaj kohe, zonja Mangalena Cane, ndërsa Xhafaj ishte deputet i kësaj zone, një konflikt ky i hapur interesi.


Toka mbi të cilën është ndërtuar pallati ka qënë e bashkëshortes, Mimoza Xhafaj, por prej dekadash aty ishte ngritur një çerdhe. Pra, familja e Xhafajt duhej të kompensohej me një truall tjetër, e barazvlefshme me vlerën e kësaj ekzistueses.


Por për shkak të influencës së tij politike, Xhafaj e nxjerrë godinën ekzistuese nga lista e objekteve me interes publik dhe siguron lejen e ndërtimit për një pallat 10 katësh. Brenda natës çerdhja zhduket nga fadromat.


Ka qenë toka e vjehrrit, e nuses së Fatmir Xhafës, ajo pastaj e ka përdorur për nevojat e tyre. E shoqja e ka, i kanë të tyret, nuk ka problem fare ky pallat, jemi të rregullt me dokumente neve, thonë për Top Story qytetarët.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)