Rritja e taksave dëmton biznesin dhe gjallërimin e ekonomisë. Koço Broka, ekspert ekonomie, thotë se vendimi i qeverisë për të kthyer tatimin progresiv është një masë e gabuar në momentin e gabuar. Duke komentuar rezultatet fiskale për tremujorin, të publikuara Broka thotë se ajo që është më shqetësuese është rënia e reale e të ardhurave në buxhet, çka tregon se biznesi nuk po kalon një moment të mirë. Si mjet për të rritur të ardhurat në buxhet, qeveria ka vendosur të rrisë taksat në momentin kur ekonomia është ende duke vuajtur pasojat e krizës ekonomike. Për më tepër, vetë mekanizmi i tatimit shtesë për bizneset që kanë rentabilitet më të lartë nuk është aspak një nxitje për sipërmarrjen e lirë dhe e bën vendin tonë më pak tërheqës për investitorët potencialë.