Blerina Hoxha
Eksportet vendase kane ruajtur hovin e rritjes edhe gjate muajit shkurt te ketij viti. Gjate publikimit te treguesve te tregtise se jashtem per muajin shkurt, INSTAT njoftoi dje se, gjate muajit shkurt u eksportuan 11.3 miliarde leke mallra, me rritje 18.1 per qind ne krahasim me janar e ketij viti dhe rritje me 50.5 per qind, ne krahasim me shkurt 2009. Keshtu gjate muajit shkurt eksportet u rriten me 18.1% dhe importet 6.2%. Eksportet ne muajin shkurt 2010 u rriten me 50.5% dhe importet u ulen me 4.2%, krahasuar me muajin shkurt te vitit 2009. Keshtu gjate kesaj periudhe u importuan 32 miliarde leke mallra me rritje 6.2 per qind ne krahasim me janar 2010 dhe ulje 4.2 per qind ne krahasim me Shkurt 2009. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 20,7 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 0.7 per ind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 20 per qind krahasuar me Shkurt 2009. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian eshte 68.3 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 59.7 per qind dhe importi 29.4 per qind, ndersa me Greqine, eksporti eshte 5 per qind dhe importi 11.9 per qind. Krahasimi me muajin paraardhes: Eksporti i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 58 per qind, "Lekure dhe artikujt prej tyre" u rrit 36.8 per qind, "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 33.8 per qind, etj. Ndersa eksporti grupit "Produkte kimike dhe plastike" u ul 27.3 per qind, etj. importi i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 25.9 per qind, "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 20 per qind, "Lekure dhe artikujt prej tyre" u rrit 13.4 per qind, etj. Ndersa importi i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u ul 5.8 per qind, etj. Fondi Monetar Nderkombetar ka vleresuar se, Shqiperia duhet te rrise eksportet, qe te arrije qellimet e rritjes ekonomike. Sipas Fondit, rritja e eksporteve, eshte me e rendesishme se te ardhurat e emigranteve dhe ndertimi. Nese analizojme Shqiperine, duhet te gjeje burime te reja per rritjen ekonomike dhe eshte shume e qarte, se burimet e reja mund te vijne vetem nga eksportet, ka vleresuar FMN. Sic po deshmohet tashme, Shqiperia nuk do kete mundesi te mbeshtetet ne te njejta burime si ne te kaluaren, nuk mund te kete me te njejtat burime financimi, ku ne financimin e ekonomise kane dominuar te ardhurat nga emigracioni dhe bumi ne sektorin e ndertimit.