Një pjesë e madhe e njerëzve janë të dënuar që në lëkurën e tyre të spikaten nishanet. Këto shenja dalluese, të cilat ndryshe quhen edhe kancer i lëkurëa ato raste kur lëkura nuk është e lyer me asnjë solucion mbrojtës, të gjithë ata persona që cilësohen si biondë dhe me sy me ngjyrë të hapur ose ata që kanë një numër të madh nishanesh në lëkurën e tyre etj. Veç të tjerash, këto janë disa nga faktorët ndikues, të cilët stimulojnë krijimin e tyre në lëkurë. Mjekët dermatologë japin disa këshilla se si t’i shmangim ato dhe si duhet të veprojnë në të gjithë ato raste një pjesë e njerëzve që janë të dënuar të vuajnë prej tyre. Por, rëndësi të veçantë për parandalimin e rreziqeve që vuajnë prej tyre ka fakti që të zgjedhim kremra cilësorë solarë për të realizuar një mbrojtje ndaj rrezeve të diellit, sidomos në periudhën e plazhit dhe të kontrollohemi rregullisht tek mjekët dermatologë, në rast se vërejmë diçka të dyshimtë. Dielli është një faktor shumë i rëndësishëm në përkeqësimin e nishaneve. Personat janë të rrezikuar nëse ekspozohen për një kohë të zgjatur, nëse ekspozohen të pambrojtur me kremra solar me faktorë të lartë mbrojtës SPF, dhe aq më tepër, nëse janë fenotipi i lëkurës I, II, pra bjond me sy ngjyrë të hapur.


Mjekët dermatologë këshillojnë që përpara fillimit të periudhës së plazhit, çdonjëri të vizitohet pranë mjekëve dermatologë, për të parë gjendjen e nishaneve, dhe është pikërisht mjeku dermatolog ai që do të vendosë diagnozën e nishaneve të rrezikuar. Kjo diagnozë mund të bëhet me një vizitë të thjeshtë ose mund të realizohet nëse shihet e nevojshme nëpërmjet dermatoskopisë. Mjeku do të përcaktojë nëse mund të ekspozoheni në diell, nëse ju nevojiten konsulta të mëtejshme dhe sa të shpeshta, nëse ju nevojitet të hiqet ndonjë nishan e të dërgohet për biopsi.


Ekzaminimet


Sigurisht që fillimisht ju mund të ekzaminoni vetë nevuset (nishane) në lëkurën tuaj. Pra, shumë thjesht ju mund t’i përmbaheni një rregulloreje në vetëekzaminim, bazuar në disa rregulla. Mundohuni të vëreni e studioni të gjithë nishanet e trupit pa harruar të kontrolloni pas veshëve, në shputat e këmbeve, nën thonj, në zonën e sqetullave. E rëndësishme është që të drejtohesh menjëherë tek një dermatolog, nëse vëren ndryshime të nishaneve, pra ndryshime që lidhen me rritjen e nishanit, ndryshimin e ngjyrës, asimetrinë etj.


Heqja e nishaneve


Për të gjithë ata që vendosin që të heqin nishanet, absolutisht nuk është e ndalueshme. Në tërë botën, nëse mjeku dermatolog mendon që një nishan duhet të hiqet, atëherë ai hiqet dhe dërgohet për biopsi (ekzaminim histopatologjik).


Ndaj dhe është gjithnjë e këshillueshme të zgjidhni një krem solar për të realizuar një mbrojtje si ndaj rrezeve UVB dhe ndaj rrezeve UVA, që janë pikërisht ato që shkaktojnë përkeqësimin e nishaneve. Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ndonjë medikamenti që mund të jetë fotosensibilizues, pra nëse merrni medikamente fotosensibilizuese nuk këshillohet ekspozimi. Kontrolloni rregullisht nishanet tuaj dhe drejtohuni menjëherë tek dermatologu nëse vëreni diçka të dyshimtë.