Dje dorezimi ne baze te procedurave nderkombetare. Gjykatat vendosen dorezimin e tij te autoritetet amerikane




Almir Rrapo u dorezohet autoriteteve amerikane. Procedurat e ekstradimit jane kryer ne baze te procedurave nderkombetare nderkohe qe itinerari i ndjekur ka qene linja ajrore Tirane ndash Vjene ndash Nju Jork ku dhe u eshte dorezuar marshalleve amerikane. Ekstradimi i tij konfirmohet per standard edhe nga avokati Ardian Visha i cili deklaroi se nuk ishte njoftuar per ekzekutimin nga asnje prej organeve kompetente ndersa autoritetet e burgut i kane deklaruar se klienti i tij eshte marre nga agjentet e Interpolit ne oren 0200 te nates duke u gdhire dita e djeshme. Do bej kallezim penal ndaj personave pergjegjes do pres vendimin e Gjykates se Larte dhe me pas cfare hapash do ndermarre Gjykata e Strasburgut ndaj shtetit shqiptar qe ka shkelur nje urdher te tij - ka deklaruar avokati Visha. Ekstradimi u realizua pas vendimit te formes se prere te Gjykates se Apelit e cila u dorezonte amerikaneve Rrapon nderkohe qe avokati i ishte drejtuar Gjykates se Larte dhe nje urdher i Gjykates se Strasburgut kishte pezulluar dorezimin ne SHBA derisa te vendosej nga shkalla e trete e gjyqesorit. Nderkohe qe ekstradimi i tij menjehere sapo vendimi mori formen e prere u firmos edhe nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani. Almir Rrapo eshte i katerti person qe ekstradohet per llogari te drejtesise amerikane ndersa eshte e 18-i qe ekstradohet per llogari te autoriteteve te huaja.




Vendimi


Vendimi i Apelit eshte i formes se prere dhe ne baze te ligjit Rrapo duhet tu dorezohej autoriteteve amerikane brenda dates 10 nentor. Avokati Visha deklaroi se klienti i tij do te ekzekutohet per vepren penale per te cilen akuzohet ndersa shteti amerikan ka reaguar duke ofruar garanci se Almir Rrapo nuk do te ekzekutohet. Ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne mjediset e ambasades amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per tu pajisur me vize pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane. Sipas prokurorit ndaj te pandehurit Almir Rrapo jane leshuar nga shteti amerikan dy mandate arresti i pari daton me 27 maj te ketij viti dhe perfshin nente akuza ndersa i dyti eshte i dates 19 gusht te ketij viti. Ne total prokuroria ka numeruar 10 akuza qe rendojne mbi te pandehurin Almir Rrapo te cilat jane pjesemarrje ne bande kriminale trafik droge mbajtje arme zjarri pengmarrje shantazh me arme vrasje te Erion Shehut me ane te shantazhit grabitje me arme dhe tentative vrasjeje. Sipas perfaqesuesit te prokurorise keto akuza jane ngritur ndaj tij nga gjykata e Nju Jorkut. Personat e akuzuar si pjesetare te grupit ku bente pjese Almir Rrapo jane Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi i njohur edhe si Sammy Elton Sejdaris i njohur si Tony Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent Cela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz Gentian Nikolli i njohur si Genti per te cilet ne aktpadi jane kerkuar burgime te perjetshme dhe qindra vite burg te tjera.