Një i dënuar me 7 vite burg për akuzën e grabitjes, është ekstraduar dje nga Italia. Dorian Kacaj, 29 vjeç nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, me vendim të datës 22 shkurt 2010, e ka dënuar me 7 vjet burg. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Ngjarja, për të cilën këtë shtetas gjykata e ka deklaruar fajtor, ka ndodhur më datë 21 korrik 2004, ku Kacaj në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, përkatësisht Vasil dhe Sokrat Xhangolli, kanë tentuar të vjedhin me armë një dyqan në Durrës. Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, u bë më datë 17 nëntor 2011, në Piacenza, Itali, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën. Sipas Policisë së Shtetit, në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ekstradimi, vjen nga Italia i dënuari me 7 vite burg për grabitje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip