Ekstradimi i shtetasve me precddente penale, Agim Kamberaj, i denuar me 5 vjet burg dhe shtetasi, Ermal Begaj, i denuar me 6 vjet burg pritet të bëhet sot rreth orës 20:00, nga ZQK Interpol Tirana. 

TIRANE-Dy persona me precedente te rende penale ne Shqiperi do te ekstradohen sot nga Milano. Ekstradimi i Agim Kamberajt, i denuar me 5 vjet burg dhe shtetasi, Ermal Begaj, i denuar me 6 vjet burg pritet të bëhet sot rreth orës 20:00, nga ZQK Interpol Tirana.
Për Agim Kamberaj, 47 vjec, nga Patosi i Fierit, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka dhënë dënimin 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”. Më datë 05.06.2001, Kamberaj në bashkëpunim me shtetasit Dashamir Bega dhe Fotaq Gushi, kanë rrahur shtetasin Edmond Meshau, buzë lumit Drino, Gjirokastër, pasi ky i fundit i detyrohej një shumë parash.
Kurse shtetasi tjetër që do të ekstradohet po sot nga Milano i Italisë është Emal Bregaj, 32 vjec nga Vlora. Në datën 21.09.2004, në lagjen “Isa Boletini” në qytetin e Vlorës, Bregaj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Ilir Dashi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e formës së prerë dënoi atëhere shtetasin Ermal Bregaj me 6 (gjashtë) vjet heqje lirie, për veprën penale të “Vrasjes me dashje“ të mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Bashkë me këta dy persona do të ekstradohet po sot shtetasi i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare Kastriot Jaupi. Mbi të rëndon vrasja e bujshme e një majori dhe shumë vepra të rënda penale.

(d.b/BalkanWeb)