Biznesmeni britanik Christopher Tappin, është marrë në dorëzim nga autoritetet pasi ka mbërritur nëTeksas . Ai është ekstraduar të premten në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se i ka shitur Iranit bateri raketash.

Biznesmeni Christopher Tappin, 65 vjeç, mbërriti në Huston pasi ishte nisur nga aeroporti londinez i Heathroë. Ai do të shfaqet para trupit gjykues ditën e hënë në El Paso. Avokat i Tappin në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se do të kërkojë me insistim që klienti i tij të lirohet kundrejt garancisë financiare.

Tappin, ka luftuar kundër ekstradimit në gjykatat britanike pasi u akuzua në Amerikë për organizim të eksportit të baterive që do të përdoreshin për raketat mbrojtëse të tipit “Haëk”. Ai rrezikon të dënohet me 35 vjet burg. Gjyqtarët britanikë deklarojnë se ekstradimi i tij ishte i ligjshëm dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, ka refuzuar të ndërhyjë.