Pas arrestimit pak kohë më parë, policia njofton se ka mbërritur në Rinas anëtari i bandës së Admir Tafilit, ekstraduar nga Gjermania.
"Dritan Peksani, 26 vjeç, lindur në Shkodër u ekstradua nga Frankfurti, Gjermani" njofton policia.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest me burg" , për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim'', ''Krijimit të grupit të strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal''.
Ngjarja
Më datën 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës, shtetasi Dritan Peksani, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A.T, K. P, dhe E. M, kanë vrarë shtetasin I. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
