Dje është ekstraduar edhe Agim Kamberaj, i cili është dënuar me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të "heqjes së paligjshme të lirisë". Kamberaj, në bashkëpunim me shtetasit Dashamir Bega dhe Fotaq Gushi, kanë rrahur shtetasin Edmond Meshau, buzë lumit Drino, Gjirokastër, pasi ky i fundit i detyrohej një shumë parash. Më pas, tre shtetasit e kanë çuar shtetasin Meshau në shtëpinë e shtetasit Thoma Gushi, vëllai i shtetasit Fotaq Gushi. Ndërkaq, tokën shqiptare e ka prekur edhe Ermal Bregaj. Ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Ilir Dashi. Gjykata e Vlorës, me vendimin e formës së prerë numër 93, e ka dënuar shtetasin Ermal Bregaj me 6 vjet heqje lirie, për veprën penale të "vrasjes me dashje" të mbetur në tentativë.