Lëvizja franceze e ekstremit të djathtë “Generation Identitaire” ka kryer një bastisje në Alpet, pranë kufirit me Italinë, aty ku edhe emigrantët e ardhur nga Afrika tentojnë të hyjnë drejt vendit të tyre në rrugë ilegale. Njëqind militantë sipas mediave italiane ka zbritur në terriorin e Colle della Scala, ende të mbuluar me dëborë dhe kanë shpalosur në këtë kodrinë një banderolë të madhe me slogane në gjuhën angleze.


Militantët pastaj vendosën një rrjetë portokalli plastike, që përdoret për të shënuar vendet e ndërtimit, për të ngritur një mur simbolik midis Italisë dhe Francës. Ata mbanin në duar edhe parrullat ku kishin shkruar: Kufiri i mbyllur; Për ju nuk do të bëhet Evropa shtëpi; Kthehuni mbrapsht në vendin tuaj.


Iniciativa është pjesë e fushatës “Mbrojmë Europën, misioni i Alpeve”, sponsorizuar nga Generation Identitaire, lëvizja e lindur në Francë në vitin 2012 “për të luftuar emigracionin masiv dhe islamizimin e Evropës.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)